Nisin punimet në rrugën e Kufcës, Hyseni: Projekti përfshin zgjerim

0%

Kanë nisur punimet në rrugën e Kufcës në Komunën e Gjilanit, projekt i cili parasheh zgjerimin dhe asfaltimin e këtij aksi rrugor. Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Artanës, Abdyl Gashi.

Kryetari Hyseni ka thënë se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë në këtë zonë. “Përveç zgjerimit të rrugës deri në 6 metra dhe rregullimit të trotuarit për këmbësorë, po trajtojmë edhe zgjerimin e shtratit të lumit”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen sipas planit dhe se brenda disa javësh pritet të përfundojë asfaltimi i ri i këtij segmenti rrugor. “Brenda pak javësh këtu do të shtrohet asfalti i ri”, është shprehur kryetari i Gjilanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve komunale, ky projekt është pjesë e investimeve në infrastrukturën rrugore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qarkullimit në komunë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi