Ka nisur pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponitë sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), të vendosura në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila theksoi se qytetarët tashmë kanë në dispozicion hapësira të ligjshme dhe të sigurta për deponimin e mbeturinave.
Sipas saj, çdo të shtunë, nga ora deri në , qytetarët mund të dërgojnë mbeturinat në këto katër deponi, duke kontribuar në parandalimin e hedhjes së tyre në natyrë ose në deponi ilegale. Pacolli u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, me synimin për një Kosovë më të pastër dhe më të gjelbër.
