Në mungesë të kryetarit Përparim Rama, Kuvendi i Prishtinës emëron

0%

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për emërimin e aksionarëve në disa nga ndërmarrjet publike komunale, të martën, më . Në këtë senacë të jashtëzakonshme, ku u votua kjo pikë nuk ishte i pranishëm kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas vendimit të miratuar, në KRM “Pastrimi” janë emëruar Hana Bajrami Rexhepi dhe Sefedin Sefaj, ndërsa në Ndërmarrjen Publike Banesore aksionarë janë zgjedhur Fjolla Vukshinaj dhe Elmi Fazliu. Në ndërmarrjen “Gjelbër” janë emëruar Kumrije Shabani Ramadani dhe Plator Gërdovci, kurse në “Prishtina Parking” aksionarë janë caktuar Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi.

Ndërkaq, propozimi për emërimin e Astrit Gashit dhe Faton Pacollit si aksionarë në “Sport Marketing” nuk u hodh në votim, pasi kjo pikë u shty për një seancë të rregullt, për shkak të mospajtimeve të shprehura nga Lëvizja Vetëvendosje. Vendimi për emërimin e aksionarëve u miratua me 29 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që ka ngritur dyshime se në mesin e emrave të propozuar mund të ketë persona të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës. Sipas kësaj partie, emërimet mund të jenë rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit politik ndërmjet PDK-së dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Burimi: Kallxo