Në Kosovë lindja shpesh shoqërohet me abuzim verbal, pakujdesi e

0%

Ekspertët thonë se shtatzënat në Kosovë shpesh pritet të vuajnë dhe ta pranojnë dhimbjen e lindjes pa e nxjerrë asnjë ankesë të vetme nga goja. A.H. i ka lindur tre fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por trajtimin që e duroi nuk ishte më i mirë herën e tretë krahasuar me të parën herë.

E përballur me nevojën që t’i nënshtrohej prerjes cezariane, A.H., e cila ka rrëfyer në kushte anonimiteti, duke treguar vetëm inicialet, ka treguar sesi se mjekes i janë dashur pesë përpjekje për t’ia futur saktë gjilpërën shtyllën kurrizore. “Pas katër përpjekjeve, ajo nisi të më bërtiste se nuk isha ulur siç duhet”, ka treguar ajo.

“Kolegët e saj po e shihnin se nuk po sillej siç duhet dhe një tjetër u afrua që të më qetësonte pas vikamave të saj”. Në fund të vitit 2024 dhe fillim të vitit 2025, 1.171 gra kosovare kanë treguar rrëfime për dhunë obstetrike në platformën feministe online, “Grazeta”, me pretendimin për “neglizhencë ose minimizim të… dhimbjes”, “abuzim verbal ose mungesë respekti” dhe lënie fikall vetëm për periudha të gjata gjatë lindjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, shërbimi i prokurorisë publike i ka thënë BIRN-it se nuk kanë pranuar asnjë ankesë zyrtare në tre vitet e fundit. Kjo i bie se keqtrajtimi i përhapur i grave në lindje po kalon kryesisht pa u raportuar, thonë ekspertët.

Eurisa Rukovci, autore e raportit “Grazeta”, përmendi mungesën e “mekanizmave të duhur” për t’i raportuar ankesat dhe faktin se “mjekët dhe infermierët kryesisht nuk mbajnë distinktiva, kështu që është gjithashtu e zorshme ta dish kujt t’i raportosh”.

“Ekziston një ide se gratë duhet të vuajnë që të bëhen nëna dhe të pranojnë krejt dhimbjen dhe keqtrajtimin pa u ankuar, por kjo nuk duhet të jetë norma”, ka theksuar Rukovci për BIRN-in. Dr. Zef Ndrejaj, shef i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ka thënë se situata është përmirësuar qëkur klinika u rinovua në vitin 2024 dhe se ka “më pak ndërlikime” dhe “dukshëm më pak ankesa”.

Infermiere që bërtasin dhe nëna gjidhënëse Më i madhi dhe më i vogli prej fëmijëve të i A.H. u lindën me diferencë prej nëntë vitesh. I madhi më 2015 u lindi njashtu me prerje cezariane.

Më pas, A.H. ka treguar se stafi i repartit “thjesht më la mua, foshnjën dhe gjërat tona në një shtrat; askush nuk erdhi kurrë të na kontrollonte, nëse ishim mirë, nëse kisha gjakderdhje, nëse mund të ngrihesha ose të ulesha, nëse kisha nevojë të shkoja në banjo, nëse kisha nevojë të ndërroja rrobat, apo ndonjë gjë tjetër”. Përfundimisht, ajo mori përsipër të shkonte vetë në banjo.

Do t’i binte të fikët në korridor. “Pastruesja vrapoi dhe më hodhi pak ujë që të vija në vete, pastaj më tërhoqën zvarrë në banjo dhe më kthyen në shtrat”. Sipas raportit të “Grazetës”, 1.171 gra “raportuan se kishin përjetuar të paktën një formë abuzimi obstetrik gjatë shtatzënisë, lindjes ose periudhës pas lindjes”.

Vetëm 58 të anketuara në pyetësor kanë theksuar se nuk kishin vuajtur nga abuzimi. “Grazeta” ka raportuar se rezultatet “tregojnë qartazi se dhuna obstetrike është rregull, jo përjashtim”.

Ankesat përfshijnë abuzim verbal, neglizhencë ose minimizim të dhimbjes, lënie fikall vetëm, mungesë privatësie, kushte johigjienike, ndërhyrje të panevojshme mjekësore, procedura të kryera pa pëlqim dhe mohim të kujdesit për shkak të paragjykimeve. Rinovimi i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK solli disa përmirësime në aspektin e higjienës dhe qasjes në banjo.

Gjatë rihapjes së klinikës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se u investuan 5.5 milionë euro. “Më parë kishte shtatë deri në tetë gra në një dhomë, ndërsa banjo ishte e përbashkët”, deklaronte ai. “Tani ka dy shtretër në secilën dhomë dhe secila dhomë ka një tualet dhe lidhje sanitare”. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për mënyrën sesi stafi i trajton pacientët.

Një respondente në pyetësorin e “Grazetës” kujtoi se infermieret i thoshin “ta duronte dhimbjen, me arsyetimin se gratë e tjera e kishin duruar më parë”. Të tjerat kanë treguar sesi infermieret u bërtisnin që të mos ankoheshin, sepse dhimbjen e “kishin kërkonin” kur mbetën shtatzënë. Njëra kujtoi sesi ishte dëshmitare e një lindjeje të vdekur në korridor.

“Spitali as nuk siguroi kutitë plastike ku vendosen foshnjat e vdekura”, pretendohej në raport. Neglizhencë, ryshfet dhe hezitim për ankesa Ekspertët thonë se Kosovës i mungojnë mekanizmat e duhur për raportimin e keqtrajtimeve të tilla dhe gjithsesi dekurajohen t’i raportojnë ankesat për shkak të mungesës së pasojave për keqtrajtuesit.

Ekspertja e shëndetit dhe ish-gazetarja Saranda Ramaj ka theksuar se keqtrajtimi është i rrënjosur në “qasjen seksiste” të ngulitur në gjinekologjinë e Kosovës.

Shkeljet e procedurave rrallëherë prekin ndonjë anëtar të stafit, ka theksuar Ramaj për BIRN-in, “gjë që shpesh dekurajuese për pacientët të cilët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, ose për ndonjë mekanizëm për t’u ankuar”. Albiona* lindi fëmijën e parë në vitin 2022 në Prizren.

Ajo ka treguar se iu desh t’u jepte ryshfet infermiereve që ta kontrollonin atë dhe foshnjën pas lindjes cezariane, ku mjekët nuk arritën t’ia mbyllnin siç duhet plagën. “Ndodhi që në dhomën time të ishte një grua tjetër që kishte shtypjen e gjakut më të lartë se unë, por infermieret vinin dhe ma kontrollonin presionin e gjakut, sepse jepja para”, ka theksuar Albiona për BIRN-in.

Plaga nga prerja do të vazhdonte të kullonte gjak edhe një vit e gjysmë më vonë, ka theksuar ajo, duke ofruar fotografitë si provë. Vetëm pasi lindi fëmijën e saj më 2024 në një spital privat, stafi ia rregulloi problemin, duke lejuar që bërë që vraga të shërohej. “Operacioni ishte shumë i vështirë; ata ma prenë të gjithë barkun për ta shëruar vragën”, ka thënë ajo.

“Kisha shumë qelb brenda”. Vera* do të lindte në Gjilan më 2022. Ajo shkoi në spital pasi i plasën ujërat, rreth orës . Vetëm në orën të mëngjesit një infermiere që bërtiste e dërgoi në sallën e lindjes. Do ta linin fikall vetëm. “Kisha hipertension dhe dhimbje të tmerrshme”, ka treguar Vera për BIRN-in.

“Bërtita dhe e thirra kur foshnja po lindte dhe infermierja më bërtiti nga korridori që t’i mbaja këmbët lart dhee ta shtyja foshnjën. Pak para lindjes, erdhën infermierja dhe një mjek. Mbaj mend se infermierja më bërtiste, madje duke m’i larguar me forcë këmbët prej saj. Pas lindjes së çikës, infermierja e mori dhe madje e shkundi, sepse për pak sa nuk iu zhyt uniforma”.

Vera pati shumë gjakderdhje. “Ndjeva se trupi më ishte bërë akull dhe e pyeta infermieren nëse është normale që po rridhte kaq shumë gjak. Ajo ma priti: ‘Nuk është normale, por rri atje aty pashë Zotin’. Më lanë vetëm në sallën e lindjes një orë e gjysmë”. Pas përvojës së saj, Vera ka treguar sesi ia ktheu shpinën Kosovës dhe se jetonte jashtë vendit.

Pavarësisht rrëfimeve të tilla, shërbimi i prokurorisë publike në Kosovë thotë se nuk ka asnjë rast të vetëm të dhunës obstetrike të personave në tre vitet e fundit. Vera ka treguar sesi deshi ta telefononte policinë nga spitali, “por ata nuk më lejuan të mbaja telefonin në sallën e lindjes”.

“Kur pashë që vajza ishte mirë dhe dola nga spitali, kurrë më nuk kam shkelur në derën e spitalit dhe nuk doja të dëgjoja për të”. A.H ka thënë se nuk i shkoi kurrë ndërmend të shkonte te autoritetet, “sepse po mendoja vetëm për lindjen dhe daljen nga spitali”.

Kur lindi vajzën e dytë, gjatë pandemisë COVID-19, A.H ka thënë se i ishte ankuar shefes së repartit për abuzimin verbal nga infermieret, të cilat më pas nuk i dhanë gojës. Lindur para kohe, e bija u vendos në inkubator, por A.H nuk u informua për gjashtë orë.

Spitali fajëson ngarkesën e madhe për stafin Stafi i QKUK-së përballet me ngarkesë të konsiderueshme, ka theksuar Ndrejaj, shefi i Klinikës së Gjinekologjisë. Mesatarisht, ka treguar ai, klinika pranon 60 pacientë në ditë; 25 lindje në ditë kryhen normalisht, por 15 sosh kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, ka thënë ai.

“Pos kësaj, dhjetëra ndërhyrje të vogla kryhen në reparte me anestezi të shkurtër intravenoze”, ka thënë Ndrejaj për BIRN-in. “Kur kësaj ngarkese i shtohen rastet serioze që vijnë nga rajonet, duke pasur parasysh që ne jemi qendër referimi, puna e përditshme bëhet edhe më e vështirë dhe shpesh zhvillohet pa mundësinë e planifikimit paraprak”.

“Megjithatë, për shkak të vëllimit të madh të punës, numrit të lartë të pacientëve dhe natyrës serioze të rasteve që trajtohen, mund të ndodhin përkeqësime në gjendjen shëndetësore të disa pacientëve, gjë që ndonjëherë çon në pakënaqësi në mesin e pacientëve dhe familjeve të tyre”.

Ramaj e ka pranuar mungesën e numrit të mjaftueshëm të personelit, por ka paralajmëruar se “gratë gjatë procesit të shtatzënisë, lindjes dhe pas lindjes, janë në një pozicion fort të cenueshëm”.

“Dhe sigurisht që ato mund të jenë edhe subjektive, mund të jenë emocionale, por profesionistët e shëndetit e dinë këtë, që do të thotë se askush nuk duhet të fajësojë asnjë pacient, ose anëtar të familjes pse është shumë emocional, sepse profesionistët e shëndetit duhet ta dinë më mirë”.

“Sikurse në shumë fusha të tjera, edhe kjo dominohet nga seksizmi, dhe trajtimi udhëhiqet nga një lloj mizogjinie që jo vetëm burrat kanë ndaj grave, por edhe gratë ndaj grave që janë pak më të pafuqishme se ato”. Rukovci ka përmendur gjithashtu faktin se, në spitalet publike në Kosovë, anëtarët e familjes nuk lejohen të marrin pjesë në lindje.

“Infermierët dhe mjekët nuk do të ndiheshin aq rehat duke bërtitur dhe keqtrajtuar gratë nëse partneri i tyre, ose anëtarë të tjerë të familjes do të ishin të pranishëm”, ka thënë ajo. Pas publikimit të raportit “Grazeta”, Rukovci ka thënë se pati disa takime me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, por i ka përshkruar si joformale dhe që nuk rezultuan me ndonjë masë konkrete.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë i ka deklaruar BIRN-it se ndërmjet viteve 2021 dhe 2025, janë kryer 102 inspektime në klinikat publike gjinekologjike dhe 122 të tjera në klinikat private. Nuk u raportuan parregullsi higjienike, ka thënë Ministria, por inspektorët identifikuan shkelje të rregullave të pirjes së duhanit, mbajtjes së të dhënave dhe “etikës profesionale”.

Ramaj ka vënë në dyshim rigorozitetin e inspektimeve të tilla dhe efektivitetin e Odës së Mjekëve dhe Odës së Infermierëve si organe vetërregulluese. Ato janë dizajnuar, ka thënë ajo, për të “ushtruar më shumë presion mbi kolegët që të mos bëjnë gabime profesionale”. “Rezultati është krejt i kundërt: u krijua një organ që tani mbron kolegët, në dëm të pacientëve”.

As Oda e Mjekëve e as Oda e Infermierëve nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Sipas raportit të ankesave të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2025, nga mbi 120 raste, vetëm në 13 prej tyre u ndërmorën veprime ndaj stafit.

“Sa u përket rasteve që lidhen me shkeljet e etikës profesionale, të gjitha u drejtohen odave përkatëse të profesionistëve të shëndetit për shqyrtim dhe trajtim të mëtejshëm, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore”, ka thënë Ministria e Shëndetësi, pa dhënë hollësi. *Disa emra janë ndryshuar për mbrojtjen e identitetit të bashkëbisedueseve.

Artikulli fillimisht është publikuar në gjuhën angleze në Balkan Insight .

Burimi: Kallxo