Namani firmos me Trepçën ‘89

0%

Trepça ’89 nga Mitrovica ka synimet e qarta në edicionin e ri, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit janë përforcuar me portierin e talentuar Namani.

“KF Trepça ’89 ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin e talentuar Lenars Namani, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë për tri sezonet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe për një vit shtesë. 18-vjeçari vjen te Minatorët pas paraqitjeve të tij me KF 2 Korriku dhe konsiderohet një nga portierët më premtues të gjeneratës së tij.

Transferimi i tij është pjesë e vizionit të klubit për të ndërtuar një skuadër konkurruese me futbollistë të rinj dhe me potencial të madh zhvillimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë sezonit të ardhshëm, Lenarsi do të jetë pjesë e ekipit të parë, ndërsa njëkohësisht do të ketë mundësinë të mbrojë portën e ekipit U19, duke dhënë kontribut në arritjen e objektivave të klubit për shpalljen kampion dhe sigurimin e pjesëmarrjes në garat evropiane”,, thuhet nga klubi mitrovicas.

Burimi: Bota Sot