Murati akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje ligjore në transportin

0%

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, lidhur me çështjen e organizimit të shërbimeve të transportit publik në kryeqytet.

Murati ka deklaruar se ofrimi i shërbimeve publike, përfshirë transportin urban, mund të realizohet edhe përmes operatorëve privatë, por vetëm nëse ndiqen procedurat e përcaktuara në Ligjin për Partneritet Publiko-Privat (PPP).

Sipas tij, çdo model bashkëpunimi i tillë duhet të kalojë nëpër procedura të rregullta ligjore, në mënyrë që të garantohet transparenca dhe të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike. “Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon ligji në fuqi, prandaj çdo marrëveshje apo kontratë e lidhur në këtë drejtim është në shkelje të plotë të Ligjit për PPP”, ka deklaruar Murati.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shtuar se institucionet e rendit dhe drejtësisë duhet të ndërhyjnë sa më parë, me qëllim që, sipas tij, të parandalohet dëmtimi i buxhetit publik dhe të hetohet rasti.

Burimi: Telegrafi