Monza rikthehet në Serie A me trajner të ri, emërohet Ivan Juric

0%

Klubi italian Monza ka emëruar Ivan Juric si trajner të ri të ekipit për sezonin e ardhshëm në Serie A. Juric do ta marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga 1 korriku 2026 dhe ka kontratë deri në vitin 2028. Ai zëvendëson Paolo Bianco, i cili arriti ta ngjisë Monzën në Serie A përmes “play-off”, por nuk u konfirmua në detyrë.

Trajneri kroat vjen pas periudhave jo shumë të suksesshme në Serie A me Romën dhe Atalantën, si dhe një eksperiencë të shkurtër në Angli me Southampton. Monza, që mbështetet nga një investitor amerikan dhe familja Berlusconi, do të luajë vetëm sezonin e katërt në historinë e saj në elitën e futbollit italian.

Në Serie A këtë verë janë bërë shumë ndryshime në pankina, me gati gjysmën e klubeve që kanë ndërruar trajnerët për sezonin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot