Mitrovicë e Veriut, ia dëmton dy vetura duke ia goditur me gur

0%

Të premten në Mitrovicë të Veriut një person ka raportuar se dikush ia ka dëmtuar të dy veturat duke i goditur me gur. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është nën kërkim dhe rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ia kishte dëmtuar dy veturat e tij duke i goditur me gur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është në kërkim policor. Rasti në hetime”.

Burimi: Bota Sot