Ministri Armend Muja jep urdhër për inspektim paparalajmërim në

0%

Zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka dhenë urdhër për inspektim paparalajmërim në qumështoren “Vita”. Sot 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim paparalajmërim në qumështoren “Vita”.

AUVK-ja ia ka mësyrë qumështores për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku për shkak të mungesë së tregut. Ndërkaq, zyrtari duke mos dhenë detaje të tjera, ka pranuar se urdhri është i ministrit.

“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit, vendimi është që të bëhet inspektimi paparalajmërim, sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore ” ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot