Meriton Rama publikon projektin e tij të parë muzikor “TOKË” – tashmë

0%

Artisti i ri shqiptar, Meriton Rama, ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “TOKË”, të shoqëruar me videoklip zyrtar, i cili tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat kryesore muzikore. “TOKË” sjell një kombinim të emocioneve, tingullit modern dhe një produksioni vizual të realizuar me kujdes, duke shënuar nisjen e rrugëtimit artistik të Meriton Ramës.

Muzika është prodhuar nga ARNON, ndërsa teksti është shkruar nga Meriton Rama. Screenshot/YouTube Videoklipi është realizuar nën regjinë e Jasmin Rexhepit (Anamor Studio). Me këtë projekt, Meriton Rama prezantohet për herë të parë para publikut, duke sjellë një identitet të veçantë artistik dhe një realizim profesional. “TOKË” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

Projekti është publikuar në Spotify, Apple Music, YouTube Music, Deezer, Amazon Music dhe platformat e tjera muzikore, ndërsa videoklipi zyrtar mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Meriton Ramës në YouTube.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi