Mehmed Bazhdareviq: Jam optimist për Kroacinë

0%

Ish – përzgjedhësi i Bosnjë e Hercegovinës, Mehmed Bazhdareviq, ka komentuar paraqitjet e Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në Kampionatin Botëror. Bosnja e Hercegovinës mbrëmë e mposhti Katarin me rezultat 3:1 dhe u kualifikua në rrethin tjetër të Kampionatit Botëror.

Ky është suksesi më i madh i futbollit në Bosnjë e Hercegovinë, vend i cili është përfshirë nga një eufori e madhe futbolli. “Merita i takon shtabit teknik, por edhe vetë lojtarëve që kanë këtë cilësi. Janë ngritur shumë pyetje nëse Bosnjë e Hercegovina ka vetëm 11-shen startuese apo nëse djemtë që janë aty mund të përgjigjen në çdo moment.

Ky ishte shembulli më i mirë se Bosnjë e Hercegovina ka mjaft cilësi edhe në bankën rezervë. Ata treguan se, nëse ndodh që lojtarët e rëndësishëm të mos jenë në nivelin e duhur, nuk vërehet aspak kur futen zëvendësuesit. Do të shohim në ndeshjet e ardhshme se sa do të mundet përfaqësuesja të përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka thënë Bazhdareviq në një intervistë për “N1” .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka folur edhe për Kroacinë, duke vlerësuar se tifozët kroatë janë mësuar me rezultate të mëdha. “Ju në Kroaci jeni shumë të llastuar. Jeni mësuar me ndeshje të mëdha dhe rezultate të mira. Kam qenë jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen kundër Anglisë. Kroacia tregoi futboll të mirë, strukturë dhe koncept të mirë, ndërsa detajet vendosën kundër Anglisë më të mirë të viteve të fundit.

Jam optimist për Kroacinë, mendoj se kanë një kombëtare të mirë. Ndeshja e dytë ka dhënë arsye për disa dyshime, por kjo përfaqësuese ka gjithçka që nevojitet për të shkuar deri në fund. Kroacia ka cilësi dhe forcë, ndërsa lojtarët më me përvojë do ta ngritin nivelin e tyre, kurse të rinjtë do ta tregojnë talentin”, është shprehur Bazhdareviq.

Burimi: Bota Sot