MedTech & Digital Health Kosova 2026 bashkoi ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar të ardhmen e shëndetësisë digjitale

0%

Dje në Prishtinë u mbajt me sukses konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë të shëndetësisë, ekspertë të teknologjisë, akademikë dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjive mjekësore dhe shëndetësisë digjitale.

Konferenca shërbeu si platformë për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira në transformimin digjital të sistemeve shëndetësore, duke trajtuar tema si inteligjenca artificiale në mjekësi, të dhënat shëndetësore, telemjekësia, siguria kibernetike, mbrojtja e të dhënave të pacientëve dhe zhvillimi i ekosistemit të inovacionit në Kosovë dhe rajon.

Gjatë sesioneve, folës vendorë dhe ndërkombëtarë prezantuan perspektiva dhe zgjidhje konkrete mbi mënyrën se si teknologjia mund të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e efikasitetit të proceseve klinike dhe administrative, si dhe zgjerimin e qasjes së qytetarëve në kujdes shëndetësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nga mesazhet kryesore të konferencës ishte se transformimi digjital në shëndetësi nuk synon të zëvendësojë profesionistët shëndetësorë, por të mbështesë punën e tyre përmes mjeteve që mundësojnë vendimmarrje më të informuar, procese më efikase dhe rezultate më të mira për pacientët.

Diskutimet theksuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat, akademisë dhe startup-eve për të përshpejtuar zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve inovative në sektorin e shëndetësisë. “MedTech & Digital Health Kosova 2026” konfirmoi nevojën për investime të vazhdueshme në inovacion, teknologji dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale, si elemente kyçe për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më efikas, më të qasshëm dhe më të qëndrueshëm.

Organizatorët, ASPKS dhe , shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë folësit, panelistët, partnerët institucionalë, sponsorët 91 Life, Yess Pharma, Sentry Security dhe BPB Banka, si dhe partnerët medialë Telegrafi, Gazeta Shneta dhe TV Dukagjini, për kontributin e tyre në suksesin e konferencës dhe avancimin e dialogut mbi të ardhmen e shëndetësisë digjitale në Kosovë.

Burimi: Telegrafi