Lila Moss tërhoqi vëmendjen me një bikini të vogël jeshil, teksa ndodhej në një jaht luksoz me miqtë e saj në Ibiza. Vajza e supermodeles Kate Moss, 23 vjeçe, dukej mahnitëse teksa tregoi figurën e saj të tonifikuar me këtë kostum banje dypjesësh shumë të vogël.
Lila, e cila ka diabet të tipit 1, e mbajti pompën e insulinës dhe monitorin e saj të dukshëm me krenari, shkruan Daily Mail, transmeton ‘Bota sot’. Lila Moss Modelja dukej në humor të shkëlqyer teksa shijonte një not në oqean dhe bisedonte me miqtë e saj. Lila po konsolidohet si një figurë e rëndësishme në industrinë e modës, duke ndjekur hapat e nënës së saj.
Lila Moss Lila Moss Më parë, fashionistja ka zbuluar se “i merr” rrobat nga garderoba e Kate-s “të paktën një herë në javë”.
