​McGregor bie në rikthim, Holloway e mposht në raundin e parë

0%

Rikthimi i shumëpritur i Conor McGregor në oktagon nuk rezultoi siç pritej, pasi irlandezi u mposht nga Max Holloway me nokaut teknik (TKO) në raundin e parë, në duelin kryesor të mbrëmjes së UFC 329. Lufta mori një kthesë që në sekondat e para, kur McGregor pësoi një dëmtim serioz në gju gjatë tentativës për një goditje të lartë me këmbë.

Problemi fizik e pengoi të vazhdonte normalisht, ndërsa Holloway përfitoi nga situata për të marrë kontrollin e meçit dhe për ta mbyllur sfidën me TKO. Për Max Hollowayn, kjo ishte paraqitja e parë në kategorinë welterweight (77 kilogramë), ndërsa triumfi ndaj një emri të madh si McGregor i siguroi një debutim të shkëlqyer në këtë peshë.

Burimi: Bota Sot