Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në

0%

Qytetarët njoftohen se, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit. Sipas njoftimit, mbyllja do të hyjë në fuqi më , në ora , dhe do të zgjasë deri më , në ora .

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë rrugët alternative: Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”. Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.

Komuna e Prishtinës bënë të ditur se lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet përmes sinjalizimit përkatës dhe personelit në terren. Qytetarët ftohen për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në përfundimin e punimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot