Për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Komuna e Prishtinës, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit. Sipas njoftimit, mbyllja do të hyjë në fuqi sonte, më 13 korrik, në orën dhe do të zgjasë deri më 16 korrik, në orën .
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë rrugët alternative, përkatësisht aksin “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – me dalje në rrugën “Agim Ramadani”, si dhe rrugën “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës, me dalje po ashtu në rrugën “Agim Ramadani”.
”Gjatë kësaj periudhe, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative: Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”. Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani””, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet përmes sinjalizimit përkatës dhe personelit të angazhuar në terren. Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e tyre deri në përfundimin e punimeve.
Ndërkohë, mbrëmë ka përfunduar një segment (në gjysmën e parë) të rrugës “Fehmi Lladrovci”, e cila është hapur për qarkullim dje prej orës .
