Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë

0%

Sot do të mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje. Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës njofton se takimi fillon në orën . Takimi do të zhvillohet në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, një iniciativë kryesore që synon përshpejtimin e afrimit të rajonit me BE-në.

Si një nga shtyllat kryesore të këtij plani, Instrumenti për Reforma dhe Rritje (RGF) u ofron partnerëve të Ballkanit Perëndimor një kornizë për avancimin e rrugës së tyre drejt integrimit evropian përmes mbështetjes financiare të lidhur me zbatimin e reformave kyçe që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Në këtë kontekst, Agjenda e Reformave e Kosovës në kuadër të RGF-së përcakton një plan veprimi me afate të caktuara për zbatimin e reformave në pesë fusha kryesore: Reforma e Administratës Publike dhe Menaxhimi i Financave Publike, Tranzicioni i Gjelbër dhe Digjital, Zhvillimi i Sektorit Privat dhe Mjedisi i Biznesit, Kapitali Njerëzor dhe Të Drejtat Themelore dhe Sundimi i Ligjit. “Komiteti Monitorues BE–Kosovë për RGF-në shërben si organi kryesor për dialog, mbikëqyrje dhe koordinim të zbatimit të këtij instrumenti në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qëllimet e Komitetit janë: të shqyrtojë progresin dhe gjendjen e përgjithshme të reformave dhe investimeve në kuadër të Agjendës së Reformave, në përputhje me objektivat e përcaktuara në këtë agjendë dhe në Rregulloren (BE) 2024/1449 për krijimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, të mbështesë transparencën, llogaridhënien dhe koordinimin efektiv ndërmjet të gjitha palëve të përfshira në zbatimin e RGF-së, të lehtësojë shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve të Kosovës, BE-së dhe akterëve të tjerë për të adresuar sfidat dhe për të optimizuar rezultatet dhe të promovojë përfshirjen gjithëpërfshirëse dhe ndërgjegjësimin mbi objektivat dhe zbatimin e Agjendës së Reformave dhe RGF-së”, njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Burimi: Bota Sot