Maroku i takon roli i favoritit në fazën me eliminim direkt të

0%

Nuk ka pushim në Kampionatin Botëror. Sapo ka përfunduar faza e 1/16 së finales, ndërsa sonte nis raundi i 1/8 së finales. Nga ora në Huston, Maroku dhe Kanadaja do të hapin këtë fazë, në një duel ku për herë të parë në një ndeshje me eliminim direkt në Botëror, “Luanët e Atlasit” konsiderohen favoritë.

Tre vjet e gjysmë më parë, në Botërorin e Katarit, Maroku mahniti botën duke arritur deri në vendin e katërt. Në këtë Kampionat Botëror, afrikanët duken edhe më të fortë, më të pjekur dhe më me përvojë. Ata e kaluan fazën e grupeve pa shumë vështirësi, duke barazuar me Brazilin dhe duke mposhtur Skocinë e Haitin.

Në 1/16 e finales u përballën me Holandën dhe, pas ekzekutimit më të mirë të penalltive, siguruan kalimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira. Megjithatë, një gjë i ka karakterizuar marokenët në ndeshjet me eliminim direkt, duke llogaritur edhe Botërorin e Katarit, ata nuk kanë hyrë asnjëherë si favoritë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Katar eliminuan Spanjën dhe Portugalinë para se të ndaleshin në gjysmëfinale nga Franca, ndërsa më pas humbën ndaj Kroacisë në ndeshjen për vendin e tretë. Edhe ndaj Holandës ishte e vështirë të thuhej se Maroku ishte favorit, pasi sfida konsiderohej e barabartë. Këtë herë situata është ndryshe dhe marokenët do të duhet të përballen me presionin e rolit të favoritit.

Përzgjedhësi i Marokut, Mohamed Ouahbi, ka kërkuar kujdes maksimal. “Shumë njerëz mendojnë se ndeshja ndaj Kanadasë do të jetë e lehtë për ne, por nuk është aspak kështu. Kanadaja është një skuadër që do të na krijojë shumë probleme. Duhet të pushojmë, të rikuperohemi dhe të paraqitemi sa më të freskët.

Duhet të besojmë se askush nuk mund të na mposhtë kur luajmë futbollin tonë më të mirë, por në të njëjtën kohë duhet ta dimë se askush nuk është i pamposhtshëm”, d eklaroi ai pas fitores ndaj Holandës. Ai shtoi se çdo gabim mund të jetë fatal. “Nëse gabojmë, shkojmë në shtëpi. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi dhe çdo armë që kemi për të arritur sa më larg.

Ky është mentaliteti që duam ta kenë të gjithë lojtarët tanë.” Arritja më e madhe e Marokut në Kupën e Botës mbetet vendi i katërt në Katar, ndërsa më parë vetëm një herë kishte kaluar fazën e grupeve, në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë. Nga ana tjetër, Kanadaja e siguroi me shumë vështirësi kalimin në këtë fazë.

Goli i Stephen Eustáquio në minutën e 92-të i dha fitoren ndaj Afrikës së Jugut në 1/16 e finales. Në fazën e grupeve, kanadezët barazuan 1:1 me Bosnje e Hercegovinën, më pas shkatërruan Katarin me rezultat 6:0 dhe siguruan për herë të parë në histori një kualifikim në fazën me eliminim direkt të Kampionatit Botëror. Në ndeshjen për vendin e parë në grup u mposhtën 2:1 nga Zvicra.

Përzgjedhësi i Kanadasë, Jesse Marsch, e pranoi se skuadra e tij ka përpara sfidën më të vështirë deri tani. “Përgatitja e ndeshjes kundër Marokut është si një makth. Megjithatë, ne kemi dashur të jemi këtu dhe e kemi pritur këtë moment.

Të gjithë e dimë se do të konsiderohemi favoritë për t’u eliminuar dhe mendoj se pikërisht aty qëndron shansi ynë.” Heroi i fitores ndaj Afrikës së Jugut, Stephen Eustáquio, beson se forca e ekipit është uniteti. “Mendoj se në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës besimi luan rol vendimtar. Kur kemi një ditë të mirë, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Kemi një grup të veçantë dhe ndihemi si vëllezër. Kur luftojmë për njëri-tjetrin, mund të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme.” Maroku dhe Kanadaja janë përballur edhe në fazën e grupeve të Botërorit të Katarit, ku fituan marokenët me rezultat 2:1. Dy kombëtaret u takuan edhe në një ndeshje miqësore rreth dhjetë vjet më parë, ku Maroku triumfoi bindshëm me shifrat 4:0.

Burimi: Bota Sot