Mario Kart Tour mbyllet përgjithmonë më 29 shtator

0%

Nintendo ka njoftuar se video-loja për telefonat inteligjentë Mario Kart Tour do të ndërpresë përfundimisht shërbimin më , duke i dhënë fund një epoke që zgjati pothuajse shtatë vjet. Video-loja e prezantuar në vitin 2019 për pajisjet Android dhe iOS, nuk do të jetë më e luajtshme pas mbylljes së serverëve.

Ndryshe nga disa tituj të tjerë të Nintendo-s, kompania ka konfirmuar se nuk do të publikojë një version offline, çka do të thotë se loja do të zhduket plotësisht. Si pjesë e përgatitjeve për mbylljen, Nintendo ka ndaluar shitjen e rubinëve, monedhës virtuale të lojës, si dhe blerjet e reja dhe rinovimet automatike të abonimit Gold Pass.

Lojtarët që kanë ende abonim aktiv do të vazhdojnë të përfitojnë nga privilegjet e tij deri në ditën e mbylljes, ndërsa nga 4 gushti shumica e këtyre përfitimeve do të jenë falas për të gjithë. Mario Kart Tour ishte video-loja e parë e serisë së famshme Mario Kart e krijuar ekskluzivisht për telefonat inteligjentë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo u dallua për garat në pista të frymëzuara nga qytete të ndryshme të botës, ndërsa një pjesë e këtyre pistave u përfshinë më vonë edhe në Mario Kart 8 Deluxe. Nintendo nuk ka dhënë një arsye zyrtare për mbylljen e lojës, por mediat e specializuara vlerësojnë se kompania po përqendrohet te titujt e rinj të serisë dhe te platformat e saj më të fundit.

Burimi: Telegrafi