Marigona Dinolli: Për 31 vite keni qenë një zë i rëndësishëm i informimit

0%

Portierja e hendbollit, Marigona Dinolli, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Dinolli tha se gazeta “Bota sot” është zë i fuqishëm i hendbollit dhe sportit në përgjithësi. “Urime 31-vjetorin e themelimit të gazetës “Bota Sot”! Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, ju uroj zemërplot suksese, jetë të gjatë dhe arritje edhe më të mëdha në misionin tuaj informues.

Për 31 vite keni qenë një zë i rëndësishëm i informimit dhe i fjalës së lirë, duke sjellë lajme dhe ngjarje me përkushtim e profesionalizëm. Një falënderim i veçantë për mbështetjen që më keni dhënë ndër vite, duke publikuar lajmet e mia për sukseset dhe aktivitetet e mia. Vlerësimi juaj ka qenë motivim për të vazhduar punën dhe përkushtimin tim.

Ju uroj që edhe në vitet që vijnë të vazhdoni të jeni një dritare e besueshme e informimit, me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj lexuesve. Gëzuar 31-vjetorin! Me respekt, mirënjohje dhe urimet më të sinqerta për suksese të reja!”, ka uruar Dinolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot