Sulmuesi i Francës, Marcus Thuram, ka vlerësuar maksimalisht kombëtaren e Marokut në prag të përballjes mes dy skuadrave në çerekfinalen e Kupës së Botës. Thuram theksoi se marokenët kanë bërë përparim të madh që nga Botërori i vitit 2022 dhe se do të jenë shumë më të përgatitur, veçanërisht nga ana psikologjike. “Që nga viti 2022, Maroku është rritur edhe më shumë.
Është një skuadër që ka fituar vetëbesim dhe ndihet plotësisht e denjë për të qenë në këtë fazë të kompeticionit. Mentalisht, ata do të vijnë shumë më të përgatitur sesa në Katar. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne besojmë te vetja,” u shpreh sulmuesi francez.
Franca siguroi kualifikimin në çerekfinale pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1:0, ndërsa Maroku vazhdoi ëndrrën botërore me një fitore bindëse 3:0 ndaj Kanadasë. Dy kombëtaret do të përballen për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës./I
