Malisheva ndahet me pesë futbollistë

0%

Klubi i futbollit Malisheva, nënkampion i Kosovës, ka bërë të ditur ndarjen me pesë futbollistë. Nga ana tjetër, Malisheva po përgatitet për sfidën evropiane, ku do të përballen me Vllazninë e Shkodrës.

“Klubi ynë dëshiron t’i shprehë mirënjohjen më të sinqertë lojtarëve tanë Flamur Gashi, Altin Aliu, Mevlan Zeka, Assane Diatta dhe Samuel Opeh, të cilët nga sot nuk do të jenë më pjesë e ekipit tonë. Ju falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa keni mbrojtur ngjyrat e klubit tonë.

Çdo ndeshje, çdo stërvitje dhe çdo sakrificë e bërë për ekipin do të mbetet pjesë e rrugëtimit tonë. Ju dëshirojmë suksese të mëdha në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që ju pret. Dyert e klubit tonë do të mbeten gjithmonë të hapura për ju. Faleminderit për gjithçka dhe suksese në kapitullin e ardhshëm!”, njofton FC Malisheva.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot