Shpërndaje në: Legjenda Paulo Maldini është emëruar drejtor teknik te Përfaqësuesja e Italisë. Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën mbrëma Federata e Futbollit e Italisë. Leonardo do të jetë këshilltar i Maldinit. “Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Giovanni Malaga, ka kënaqësinë të njoftojë se Paolo Maldini ka pranuar pozicionin e drejtorit teknik të federatës.
Maldini do ta kryejë këtë rol së bashku me Leonardon, i cili do të veprojë si këshilltar”, shkruhet në njoftim. 58-vjeçari Maldini ka punuar si drejtor teknik edhe te skuadra e Milanit nga viti 2019 deri në vitin 2023. Maldini gjithë karrierën si futbollist e ka zhvilluar te “kuqezinjtë”. Me Italinë zhvilloi 126 ndeshje, derisa kontribuoi edhe me shtatë gola.
