Lukaku tallet me Trumpin, feston golin ndaj SHBA-ve me vallëzimin e

0%

Belgjika mposhti SHBA-në me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen më të diskutueshme të fazës së 1/8-tës së Kupës së Botës. Heroi i fitores ishte Charles De Ketelaere, i cili shënoi në minutat 9’ dhe 33’ dhe asistoi Hans Vanaken për një gol në minutën e 57-të. Romelu Lukaku ishte golashënues gjithashtu në minutën e 93-të pasi doli nga stoli.

Goli i vetëm për SHBA-në u shënua nga Malik Tillman nga një goditje dënimi në minutën e 31-të. Belgjika do të luajë kundër Spanjës në çerekfinale të premten në orën . Belgjika shkatërron SHBA-në dhe kalon në çerekfinale, De Ketelaere heroi i ‘Djajve të Kuq’

Ndeshja u eklipsua nga një prej skandaleve më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, pasi FIFA, nën presionin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, rrëzoi pezullimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun. Ai mori një karton të kuq në ndeshjen kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, por pezullimi i tij u shlye dhe ai ishte në gjendje të luante kundër Belgjikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, ai gjithashtu dështoi të ndihmonte SHBA-në në përpjekjen e tyre për fitore. Belgët festuan fitoren duke u gëzuar për lëvizjet e paprecedentë të Trump dhe FIFA-s. Një video e Lukakut dhe shokëve të tij të ekipit duke festuar golin e fundit duke tallur vallëzimin e famshëm të Trump po përhapet në rrjetet sociale.

Belgium did the Trump dance after beating USA 😭 pic.twitter.com/xva7xWZODz — BrickCenter (@BrickCenter_) July 7, 2026 Menjëherë pas fitores, Federata Belge e Futbollit postoi foto të festimit të Lukakut në “X” me statusin “Shfuqizoje këtë”. Mediumet si Daily Mail dhe The Guardian theksojnë se kjo është një tallje belge me Trump.

Overturn this. 🧏♂️ #USABEL pic.twitter.com/KcBAJp3Z7d — Belgian Red Devils (@BelRedDevils) July 7, 2026

Burimi: Telegrafi