Ylli i serialit “House of the Dragon”, Olivia Cooke, ka folur për diferencën e pazakontë prej vetëm një viti në moshë mes saj dhe Tom Glynn-Carney, aktorit që interpreton djalin e saj në serial. Edhe pse në ekran luajnë rolin e nënës dhe djalit, në jetën reale mes tyre ka vetëm një vit diferencë, pasi Olivia është 32 vjeçe, ndërsa Tom 31.
Duke komentuar këtë fakt, Olivia tha se situata është “e çuditshme”, duke ngritur edhe një pyetje për industrinë e filmit: “A nuk duan Hollywood-i dhe industria të shohin gratë të plaken?” Gjatë pjesëmarrjes në podcastin Happy Sad Confused me Joshua Horowitz, ajo tha: “Kur mora vesh se Tom Glynn-Carney po konkurronte për rolin e djalit tim, mendova: ‘Po e zëvendësojnë sërish Alicent?
Apo do të ketë një tjetër kërcim në kohë? Si do të funksionojë kjo?’” Kur moderatori Joshua Horowitz e pyeti se si ndihej tani për këtë situatë, duke vlerësuar aktorët si të shkëlqyer, Olivia u përgjigj: “I dua me gjithë zemër. Mendoj se unë dhe Tom kemi një lidhje shpirtërore. Është e çuditshme, apo jo? “Kam shumë mendime për këtë. Mendoj: ‘Zot, a është thjesht industria?
A është vetëm Hollywood-i? Nuk duan t’i shohin gratë të plaken, e dini?’ “Mendoj se është një hap i madh që publiku ta pranojë këtë, ose ndoshta unë jam thjesht një aktore fantastike. Le të themi se është kjo”. Kjo deklaratë vjen pasi aktori Ewan Mitchell, i cili luan djalin tjetër të Alicent në serial, foli për një skenë që shkaktoi reagime në episodin e parë të sezonit të ri.
Në premierën shumë të pritur të sezonit të tretë, personazhi i Ewan, Aemond, e puth nënën e tij në ekran, Alicent, në buzë gjatë një bisede të tensionuar, skenë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Duke folur për revistën People, Ewan Mitchell e përshkroi momentin si diçka që “të bën pak të ndjesh sikur do të të vijë për të vjellë”, duke shtuar: “Po, është disi tronditëse.
“Është një gjë mjaft e vështirë për t’u pranuar, apo jo? Të puthësh nënën në buzë, veçanërisht në atë mënyrë. Mendoj se ajo që shihni në atë skenë të episodit të parë është një lloj dashurie e shtrembëruar.
“Pra, Aemond, duke u rritur, nuk është ndjerë kurrë i dashur sa duhet nga nëna e tij dhe nga familja përreth, dhe një fëmijë ka nevojë për atë dashuri të pakushtëzuar për të zhvilluar një perceptim të balancuar për veten. “Dhe Aemond, sepse nuk e ka pasur kurrë këtë, ka një perceptim të shtrembëruar dhe një mënyrë shumë të çuditshme për të shprehur dashurinë.”
