​Lavdëroi lojtarët pas eliminimit, kancelari gjerman, Friedrich Merz,

0%

Kancelari gjerman Friedrich Merz është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pas një postimi ku ai lavdëroi kombëtaren gjermane për “frymën e ekipit”, pavarësisht eliminimit nga Kupa e Botës pas humbjes në penallti ndaj Paraguait. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas ndeshjes së humbur nga Gjermania, duke shkaktuar reagime të shumta ironike. “Edhe pse eliminimi dhemb: Çfarë ndeshje!

Me përkushtimin dhe frymën tuaj të ekipit në këtë Kupë Bote, ju e keni emocionuar vendin tonë. Jemi krenarë për ju” , shkroi Merz në rrjetet sociale, duke u përpjekur të vlerësojë paraqitjen e skuadrës pavarësisht eliminimit. Postimi i tij u prit me reagime të shumta ironike në Gjermani, ku fraza “welches Spiel” (“çfarë loje”) u bë përkohësisht trend në platformën X.

Më pas, Merz reagoi sërish duke theksuar: “Ne festojmë suksesin së bashku. Dhe në humbje, ne qëndrojmë së bashku. Kjo është ajo që na bën të fortë. Kushdo që mban shqiponjën në gjoks meriton mbështetjen tonë, jo talljen tonë.” Sipas mediave gjermane, reagimet nuk u kufizuan vetëm në rrjete sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tabloidi “Bild” e quajti si eliminimin e ekipit ashtu edhe postimin e kancelarit “të turpshëm”, ndërsa e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” e cilësoi eliminimin si “turpi i radhës”. Gjermania u eliminua pas humbjes së parë në penallti në historinë e saj në Kupën e Botës, me dështimet nga Kai Havertz, Nick Woltemade dhe Jonathan Tah.

Trajneri Julian Nagelsmann tha pas ndeshjes se skuadra “nuk është më e klasit të parë”, por shtoi se nuk do të ikë nga përgjegjësia.

Burimi: Bota Sot