Kylie Jenner rikthehet me një bashkëpunim të ri, zbulon koleksionin e

0%

Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të ri mes markës së saj Khy dhe Frankies Bikinis, duke publikuar një set të ri fotografik së bashku me themeluesen e markës, Francesca Aiello . 28-vjeçarja shfaqet me modele të ndryshme bikini në fushatën e titulluar “Fever Dream”, ndërsa njoftoi se koleksioni i ri Khy x Frankies Bikinis do të lançohet më 14 korrik.

Në një postim në Instagram, Jenner u shpreh e emocionuar që po prezanton bashkëpunimin e dytë me Aiello, shkruan DailyMail. Ky është bashkëpunimi i dytë mes dy markave, pas koleksionit të parë të prezantuar në vitin 2025. Sipas Francesca Aiello, frymëzimi për koleksionin e ri vjen nga Los Angeles, qyteti ku të dyja janë rritur.

“Shfletuam garderobat tona për të gjetur veshje vintage që pasqyronin energjinë e qytetit dhe krijuam një koleksion me modele të guximshme, detaje lozonjare dhe prerje që bien në sy”, u shpreh Aiello. Fushata është realizuar nga regjisori dhe fotografi Daniel Sachon, ndërsa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale të Kylie Jenner dhe Khy, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi