Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore

0%

Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar me shumicë votash Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, dokumentin që përcakton orientimet strategjike dhe planifikimin financiar të kryeqytetit për tri vitet e ardhshme.

Propozimi u votua me 41 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa gjatë debatit asamblistët e partive politike shprehën qëndrime të ndryshme. Kjo, duke vlerësuar dokumentin, por edhe duke adresuar kritika dhe sugjerime lidhur me prioritetet zhvillimore, investimet kapitale dhe menaxhimin e financave komunale.

Drejtoresha e Financave në Komunën e Prishtinës, Valbona Makolli, gjatë prezantimit të dokumentit tha se KAB është dokumenti kryesor strategjik që përcakton zhvillimin dhe planifikimin buxhetor të kryeqytetit për tri vitet e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot