Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diskutimi u përqendrua në përparimin jashtëzakonshëm që Kosova ka shënuar në vitet e fundit dhe në bashkëpunimin në një mori fushash strategjike, përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë, transmeton “Bota sot”.

Delegacioni ishte i përbërë nga: uudhëheqësi i projektit, Faton Bislimi; profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph; Drejtori Ekzekutiv i Çështjeve Qeveritare në Legjionin Amerikan, Mario Marquez; Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Familjeve të Ushtrisë, Besa Tafilaj Pinchotti; dhe anëtarët e bordit të projektit, Ramiz Tafilaj, Shpend Bytyqi, Naser Berisha, Sherif Sherifi, Faton Blakqori dhe Andi Vranja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot