KRU Hidromorava: Uji nga FPU Letnicë të mos përdoret për pije deri në

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava ka njoftuar konsumatorët që furnizohen me ujë nga Fabrika e Përpunimit të Ujit (FPU) në Letnicë të Vitisë se uji nga rrjeti i ujësjellësit nuk duhet të përdoret për pije deri në një njoftim të ri.

Sipas kompanisë, rekomandimi vjen si pasojë e reshjeve të fundit dhe pamundësisë teknike për trajtimin e ujit në FPU Letnicë sipas standardeve të kërkuara për konsum. KRU Hidromorava ka bërë të ditur se uji mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë, ekipet laboratorike janë duke kryer analiza të vazhdueshme kimiko-fizike të cilësisë së ujit. Kompania ka njoftuar se sapo rezultatet të konfirmojnë se uji i plotëson standardet e lejuara për konsum, qytetarët do të informohen menjëherë për rikthimin e përdorimit të tij për pije. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi