KQZ sot certifikon rezultatin e zgjedhjeve të qershorit

0%

Rezultati i zgjedhjeve të do të certifikohet sot () në ora . Kjo pasi që instanca e fundit e ankesave që kishin subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, Gjykata Supreme, një ditë më herët i refuzoi si të pabazuara pesë ankesat që ishin dorëzuar kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa.

Tash Komisioni Qendror i Zgjedhejve do të certifikoj rezultatet e zgjedhjeve në të cilat doli fituese Lëvizja Vetëvendosje me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend. Partitë e tjera të komuniteteve joshumicë kanë marrë 11 ulëset e tjera në Kuvend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ankesat në Supreme Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputetë të kësaj partie, ndonëse kjo kërkesë u ishte refuzuar nga PZAP-ja.

“Gjykata Supreme vlerëson se ankuesi nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme që do të arsyetonin rinumërimin e plotë, ndërsa raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 185 vendvotimeve nuk përbënte bazë të mjaftueshme për një masë të tillë.”- ka thënë Gjykata për ankesën e Haxhiut.

Kurse për ankesën e Kryeziut, Supremja ka thënë se ‘pretendimet e paraqitura mbështeteshin në të njëjtat të dhëna dhe rezultate të rinumërimit që kishin qenë objekt i shqyrtimit edhe më parë, ndërsa raporti i KQZ-së nuk provonte ekzistencën e parregullsive sistematike që do të impononin rinumërim të plotë të votave’.

Në ankesën e saj, Lista Serbe pretendoi se partia e Nenad Rashiqit (ZSPO) arriti një numër votash në komuna, ku sipas regjistrimit të popullsisë së Kosovës të vitit 2024, komuniteti serb praktikisht nuk ekziston. “Gjykata Supreme vlerëson se këto pretendime janë të pabazuara.

Gjykata thekson se sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë dhe se Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve.

Për rrjedhojë, nuk ekziston bazë ligjore që vlefshmëria ose efekti juridik i një vote të varet nga përkatësia etnike e votuesit apo nga struktura demografike e vendbanimit ku është dhënë ajo.”- ka thënë Supremja për këtë ankesë.

Ngjashëm, NDS është ankuar për partinë e Rashiqit dhe Koalicionin Vakat , duke pretenduar se këto dy parti kanë marrë vota në vendvotime ku nuk ka prani të madhe të komunitetit boshnjak dhe atij serb respektivisht.

“Gjykata vlerëson se pretendimet e ankueses mbështeten në interpretime statistikore dhe demografike, të cilat nuk përbëjnë bazë ligjore për të vënë në dyshim vlefshmërinë e votave apo rezultatin zgjedhor.

Legjislacioni zgjedhor i Republikës së Kosovës nuk parashikon strukturën etnike të popullsisë si kriter për vlerësimin e ligjshmërisë së votimit apo të rezultateve zgjedhore.”- thuhet mes tjerash në njoftimin e Supremes. Çfarë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve? Pas certifikimit të këtij rezultati, nis të rrjedh afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në momentin që do të konstituohet Kuvendi i Kosovës, fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri. Kryetari i LVV-së Albin Kurti ka paralajmëruar se bisedimet me partitë tjera për konstituimin e institucioneve do t’i fillojë menjëherë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Burimi: Kallxo