KQZ mblidhet sot, në rend dite certifikimi i rezultateve

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet këtë të mërkurë për të zhvilluar mbledhjen e radhës. Sipas agjendës së publikuar, mbledhja do të nisë në orën dhe pika kryesore e rendit të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 7 qershor.

Kujtojmë se më 27 qershor, KQZ bëri publike rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor. Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje u rendit forca e parë politike me 47.13 për qind të votave. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 19.44 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69 për qind.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi 6.74 për qind të votave, duke fituar shtatë mandate në Kuvend, ndërsa Lista Serbe mori mbështetjen e 5.40 për qind të votuesve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com