Kosova pret sezon rekord të grurit, Kurti e nis fushatën e

0%

Në arën prej 140 hektarësh të fermerit Malësor Sejdiu në Podujevë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural shënoi fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, ku u tha se sivjet pritet një nga sezonet më të suksesshme të prodhimit të grurit në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi fermën e Malësor Sejdiut si model të zhvillimit të bujqësisë moderne, duke theksuar se rezultatet e arritura janë fryt i investimeve, planifikimit dhe mbështetjes institucionale. Ai bëri të ditur se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave rreth 72 mijë hektarë me grurë.

“Është model që dëshmon se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale, bujqësia jonë po merr një drejtim gjithnjë e më modern dhe më konkurrues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike, presim rendimente mesatare prej 4 deri në 5 ton për hektar, ndërsa procesi i korrjes pritet të përfundojë deri në fund të korrikut ose nëse do të ketë reshje, mund të shkojë edhe në javën e parë të gushtit në vise të caktuara të Kosovës. Por, këtu që ndodhemi me Malësorin morëm vesh se rendimenti mesatar për hektar këtu është rreth 6 ton.

Që do të thotë se është mbi mesataren e nivelit të Kosovës. Rezultatet e vitit të kaluar na japin besim. Vitin e kaluar janë korrur mbi 78 mijë hektarë, është arritur rendimenti mesatar prej 4.8 ton për hektar, dhe janë prodhuar afër 380 mijë ton grurë. Këto rezultate dëshmojnë potencialin e madh të bujqësisë sonë, por edhe punën e palodhur të fermerëve tanë”, tha ai.

Kosova pret sezon rekord të grurit, Kurti e nis fushatën e korrje-shirjeve në Podujevë telegrafi.com Duke folur për politikat mbështetëse, Kurti tha se udhëzimi administrativ për pagesat direkte për vitin 2026 ka sjellë një model të ri subvencionimi.

Ai shtoi se paketa e subvencioneve për vitin 2026 parasheh rritje të mbështetjes edhe për sektorët e tjerë strategjikë, përfshirë sektorin e perimeve, ku subvencioni është rritur me 30 për qind, në 1 mijë e 54 euro për hektar. Ndërkaq, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja tha se është momenti kur do të korrin mundin e fermerëve tanë, por edhe përpjekjet e të përbashkëta.

Sipas tij, Kosova e ka siguruar bukën e vet. “Ne presim projeksionet që do të kemi diku rreth 400 mijë ton grurë këtë vit, që do të jetë për herë të parë që Republika e Kosovës i prek 400 mijë ton. Dhe është diku rreth 50 mijë ton më shumë sesa në vitin 2021. Po ashtu është e rëndësishme të potencohet që këtë vit do të jenë diku rreth 23 mijë fermerë që përfitojnë nga skema e grurit.

Dhe pagesat e tyre për hektar do të sillen midis 460 dhe 600 euro për hektar. Dhe ndërkohë në vitin 2021 kemi pasur vetëm 6000 fermerë, edhe i kemi shpenzuar rreth 4 milion euro për grurë, kurse tash i kemi 23 mijë fermerë e 30 milion euro për grurin. Pra, ka qenë punë e përbashkët, e mbështetjes qeveritare, e përpjekjes së fermerëve.

Dhe Kosova po shkon drejt plotësimit të të gjitha nevojave të saj. Vetëmjaftueshmëria sivjet do të duhej të arrijë diku rreth 125%, që do të thotë të gjitha përpjekjet e përbashkëta të qeverisë së fermerëve po japin rezultat dhe Kosova sigurisht e ka siguruar bukën e vet”, tha ai.

Kurse, i zoti i kësaj are, Malësor Sejdiu vlerësoi se skema e re e subvencioneve është stimuluese për prodhuesit që arrijnë rendimente më të larta. “Është një mbështetje për ata që kanë rendiment 4500, 5000, 6000. Ai që nxjerr 6000 do të thotë se ka një pagesë shumë më të mirë. Rendimentet këtu po i shihni, kemi korrur para shiut, kanë qenë 6 ton.

Dikund mund të jenë edhe më shumë, por rendimentet janë më të kënaqshme se në vitin e kaluar siç e shohim në terren”, tha Sejdiu. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Komunës së Podujevës, të cilët dhënë detaje për korrje-shirjet në këtë komunë. /KP

Burimi: Telegrafi