Kosova mposhtet nga Rumania

0%

Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Podgoricë. Në ndeshjen hapëse të turneut, Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 0:3 (, , ). “Seti i parë solli paraqitjen më të mirë të volejbollistëve tanë, të cilët u treguan rivalë të denjë ndaj rumunëve.

Kosova qëndroi në lojë gjatë gjithë setit dhe mbajti të hapur luftën për fitore deri në pikët e fundit, por në momentet vendimtare Rumania u tregua më e saktë për ta mbyllur setin me rezultat . Në setin e dytë, rumunët ngritën nivelin e lojës dhe krijuan epërsi të hershme, të cilën e administruan me sukses deri në fund për ta fituar setin .

Ngjashëm rrjedhën pati edhe seti i tretë, ku Rumania dominoi në shumicën e pikëve, ndërsa Kosova nuk arriti të gjejë ritmin e nevojshëm për t’u rikthyer në lojë. Seti u mbyll me rezultat , duke vulosur fitoren 3:0 të rumunëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kombëtarja e Kosovës rikthehet në parket nesër, më 26 qershor, kur nga ora do të përballet me Turqinë, në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik U18” , njofton FVK.

Burimi: Bota Sot