Kolegji AAB ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/2027. Të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar tashmë mund të aplikojnë në programet e studimit që ofrohen në 13 fakultetet e Kolegjit AAB, të cilat janë të dizajnuara sipas kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore në arsim.
Konkursi është i hapur për këto fakultete: Fakulteti i Shkencave Kompjuterike Fakulteti Ekonomik Fakulteti i Komunikimit Masiv Fakulteti Juridik Fakulteti i Administratës Publike Fakulteti i Psikologjisë Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Shkencave Shëndetësore Fakulteti i Stomatologjisë Fakulteti i Arkitekturës Fakulteti i Arteve Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit Në kuadër të konkursit, kandidatët kanë mundësi të zgjedhin ndër dhjetëra programe studimi, duke përfshirë edhe programet më të reja në fushën e inteligjencës artificiale, biznesit digjital, sigurisë kibernetike, fintech-ut, logopedisë, teknikut laboratorik dhe teknikut dentar.
Kolegji AAB vazhdon të mbetet institucioni më i avancuar për arsimin e lartë në rajon, duke ofruar programe të akredituara, infrastrukturë moderne, mësim praktik, bashkëpunime ndërkombëtare dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional. Të gjithë kandidatët që regjistrohen në afatin e parë përfitojnë 30% bursë në regjistrim.
Për informata shtesë rreth programeve të studimit dhe procedurës së aplikimit, kandidatët mund të vizitojnë ëeb-faqen zyrtare të Kolegjit AAB ose të drejtohen në qendrat e informimit dhe regjistrimit në të gjitha qytetet e Kosovës. Bëhu pjesë e komunitetit më të madh akademik në vend dhe ndërto të ardhmen tënde në Kolegjin AAB.
Apliko online: https://applyonline.aab-edu.net/ Tel: 048-999-006
