Nga e hëna, për herë të parë, Komuna e Obiliqit do të subvencionojë transportin publik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, bëri të ditur kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi. “Një premtim i dhënë, sot është realitet. Nga e hëna, për herë të parë, Komuna e Obiliqit do të subvencionojë transportin publik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve tanë.
Transporti do të jetë në funksion nga ora deri në ora . Falënderoj Drejtorin e Shërbimeve Publike, Valon Svircën, dhe stafin e tij për angazhimin dhe punën e bërë në realizimin e këtij procesi.
Linjat e subvencionuara janë: • Obiliq – Prishtinë • Breznicë – Obiliq – Prishtinë • Bakshi – Raskovë – Obiliq – Prishtinë • Grabovc – Sibovc – Obiliq – Prishtinë • Dardhishtë – Prishtinë • Hade e Re – Mazgit i Epërm – Mazgit i Poshtëm – Obiliq – Prishtinë • Plemetin – Obiliq – Prishtinë • Hamidi – Lajthishtë – Prishtinë • Hade – Palaj – Obiliq – Prishtinë • Babimoc – Obiliq – Prishtinë Vazhdojmë t’i mbajmë premtimet tona”, u shpreh kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.
