Komisionerja Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë rrugëtimin drejt BE-së

0%

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos flet me optimizëm për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në BE, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në rrugën e integrimit europian.

Gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, të mbajtur në Poloni, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të BE.

Sipas saj, ritmi i reformave dhe angazhimi institucional mbeten elementë kyç për vijimin e suksesshëm të procesit të zgjerimit. Kurse kryeministri Edi Rama thotë se procesi i integrimit është i pakthyeshëm. ”Siç thoshte Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Besoj se ka gjëra nga të cilat duhet të mësojmë dhe për të cilat duhet të reflektojmë, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian” , tha ai.

Burimi: Bota Sot