Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke i akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me funksionimin e institucioneve të shtetit dhe rolin e inspektoratit në Kosovë. Në reagimin e tij publik, Gacaferi thekson se opozita, sipas tij, po ndryshon qëndrim varësisht nga zhvillimet në terren, duke e lidhur këtë me kritikat e tyre ndaj qeverisë.
“Nihere i kanë pas kap britmat: o Albin ku është inspektorati, tash kur doli inspektorati, po bërtasin pse me dal inspektorati!”, ka deklaruar Gacaferi. Postim i plotë: Njëherë i kanë pas kap britmat: “o Albin ku është inspektorati”, tash kur doli inspektorati, po bërtasin pse po del inspektorati!
Duhet edhe me u mësu e edhe me u pajtu që Kosova po bëhet shtet, koha e sallamdisë dhe e oligarkisë ka marrë fund në Kosovë!
