Koci: Opozita e bashkuar të merret vesh me VV-në dhe t’i propozojë

0%

Shpërndaje në: Analisti politik Melazim Koci ka thënë se zgjidhja e vetme për çështjen e presidentit është që partitë opozitare të bashkohen dhe të dalin me 2-3 emra të përbashkët dhe të lidhin marrëveshje me Vetëvendosjen në pushtet. Në “Konfront” të KTV-së, Koci ka thënë se nëse kjo nuk arrihet, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja.

Të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e 7 qershorit. Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 ulëse, ndërsa tri partitë tjera opozitare shqiptare (PDK, LDK, AAK) 47 ulëse. Për të zgjedhur presidentin duhen 80 deputetë të jenë në dy rundet e para të votimit.

E sipas Kocit, një numër i tillë është zor që të arrihet nga Vetëvendosje në bashkëpunim me partitë ndaras, duke marrë parasysh që PDK-ja me 22 deputetë e LDK-ja me 18 nuk janë të njëzëshme brenda. “I vetmi partner për presidentin, sepse VV-ja ka mandate për Qeverinë dhe kryeparlamentarin, ka mbetur PDK-ja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonëse edhe aty nuk jam i sigurt se ka qëndrim unanim sa i përket raportit me VV-në në raport me zgjedhjen e presidentit.

Më të mundshëm e shoh bashkimin e opozitës, daljen e tyre me 1-2-3 kandidatë dhe t’ia ofrojnë VV-së, t’i thonë ‘për 53 mandate që keni, keni marrë qeverinë dhe kryeparlamentarin, mendojmë që ne si opozitë e bashkuar të propozojmë 2-3 emra’, dhe me një marrëveshje politike me VV-në të zgjidhet presidenti. Zgjidhje tjetër nuk ka.

Nëse kjo nuk është e munduar, Kosova shkon në zgjedhje tjera”, ka thënë ai.

Burimi: Koha