KN Step superior, Besart Shala: Arritje që pasqyron rrugëtimin…

0%

Klubi i notit Step ka shënuar sukses në garën e madhe “Teuta Cup 2026’ duke u stolisur me titullin e kampionit. Ky sukses e bën të ndihet jashtëzakonisht mirë trajnerin e këtij klubit, Besart Shala. “KN Step shpallet kampion dhe unë Trajneri më i mirë. Titull që më jep nderë dhe përgjegjësi.

Në një garë të fortë me 29 klube nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, Klubi i Notit STEP arriti të shpallet Fitues i “Teuta Cup 2026’, Kampion Mbarëkombëtar, me gjithsej 123 medalje të fituara, prej tyre 52 të arta. Krahas kësaj, unë u vlerësova edhe me çmimin si Trajneri më i mirë.

Arritje që pasqyron rrugëtimin, sakrificat, disiplinën dhe konsistencën në ndërtimin e ekipit kampion. Falënderoj Klubin e Notit STEP për besimin e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale në punën time si trajner. Gjithashtu falënderoj sportistët për disiplinën, punën dhe çdo gram djersë të derdhur në pishinë. Ky sukses është plotësisht i tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shpreh respektin tim maksimal për të gjithë kolegët trajnerë, punëtorët sportivë dhe klubet pjesëmarrëse. Mbesim me fokus te sfidat e radhës” , ka shkruar Shala.

Burimi: Bota Sot