Ish-trajneri i Liverpool-it dhe Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, ka pohuar me sinqeritet se nuk e dinte që Deniz Undav, lojtari zbulim i Gjermanisë në Kupën e Botës 2026, ishte gjerman. Duke folur për periudhën kur Undav lunate me Brighton, Klopp ka deklaruar: “As nuk e dia që ishte gjerman”. Më pas shtoi se gjatë ndeshjes kishte menduar: “Uff! Çfarë lloj lojtari është ky?”.
Trajneri shpjegon se kishte kërkuar Undav në Google dhe aty kishte kuptuar se lojtari ishte gjerman. Për “MagentaTv”, Klopp ka thënë se ishte impresionuar nga rrugëtimi profesional i sulmuesit. Undav ka luajtur në fillim për Meppen dhe skuadrën rezervë të Eintracht Braunschweig, para se të shkonte te Union Saint-Gilloise, pastaj te Brighton dhe në fund te Shtutgart.
“E di nga vjen, e di se ku ishte pak vjet më parë. Ka luajtur në kategoritë inferiore të futbollit”, – ka komentuar më tej trajneri i njohur gjerman.
