Një qytetar i pranishëm në sheshin Skënderbej nga ku nis protesta, është shfaqur me një pankartë ku paraqitej zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Ndërsa në një prononcim ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Protestojmë në mbështetje të rinisë që Rama dhe Berisha të largohen. Balluku ka vjedhur paratë tona nën hyqmin e Ramës.
Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës pa negocim. Rinia u pa dje në atë rrebesh sa të vendosur ishin” , tha ai.
