“Kisha vizione se do ta fitoja lotarinë”, amerikani fiton 100 mijë dollarë

0%

Një burrë nga Karolina e Veriut tha se “kishte vizione” pak para se të fitonte një çmim prej 100,000 dollarësh nga lotaria. Erik Cargile tha se kishte një parandjenjë të mirë për biletën që bleu. “Kohët e fundit kam pasur vizione për të fituar lotarinë”, tha ai. Vizionet e tij u realizuan kur skanoi biletën dhe iu tha se do të duhej ta tërhiqte çmimin në selinë e lotarisë.

Cargile tha se nuk ishte i sigurt se sa kishte fituar derisa mbërriti në zyrë. “Mendoja ndoshta rreth 10,000 dollarë. U trondita kur dëgjova se 100,000”, deklaroi burri, Cargile tha se planifikon t’i përdorë fitimet e tij për të blerë një shtëpi.

Burimi: Telegrafi