Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor. “Inati & Taka” mban titullin kënga e re, që në thelb përmban dy projekte në një. Orhidea Latifi (emri i vërtetë) vjen me klip tërësisht veror, ritmik, të përshtatur me sezonin. Foto: YouTube Protagoniste në klip janë dy modelet e njohura shqiptare: Aneta Berisha dhe Sara Kolami.
Kida gjithashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, duke marrë vëmendje në secilën pjesë. Foto: YouTube Producimi u bë nga Deard Sylejmani me tekst dhe melodi të kompletuar nga Rron Kai, Kida dhe Liro. Të plotë tashmë e gjeni në YouTube, teksa besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
