KF Kamjani ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e Dytë. Skuadra ka mbajtur seancën e parë stërvitore, duke shënuar fillimin e një edicioni me ambicie të reja. Në krye të ekipit do të jetë trajneri Burhan Emurllai, i cili do të asistohet nga Bekim Ziberi dhe Sulejman Ibishi.
Klubi ka paralajmëruar gjithashtu afrimin e disa përforcimeve, me qëllim krijimin e një skuadre sa më konkurruese për kampionatin që vjen. Sipas planit të klubit, e gjithë faza përgatitore, përfshirë edhe ndeshjet kontrolluese, do të zhvillohet në stadiumin e Kamjanit, ku stafi teknik do të punojë për ta përgatitur ekipin sa më mirë para startit të sezonit.
