Shpërndaje në: Tri barazime i kanë mjaftuar Kepit të Gjelbër për avancim në fazën nokaut të Kupës së Botës në futboll. Kepi i Gjelbër përfundoi i dyti në Grupin H, duke lënë prapa Uruguain dhe Arabinë Saudite, që eliminohen. Kepi i Gjelbër mblodhi tri pikë, ndërsa Uruguai dhe Arabia Saudite mbetën me nga dy pikë. Grupin e fitoi Spanja me shtatë pikë.
Kepi i Gjelbër debuton në Botëror, ndërsa në orët e hershme të së shtunës barazoi pa gola me Arabinë Saudite në ndeshjen e tretë në grup. Pa gola kishte barazuar edhe me Spanjëjn, ndërsa 2:2 luajti me Uruguain. Kepi i Gjelbër është bërë vendi më i vogël që ka arritur në fazën nokaut të Botërorit. Vozinha është hero i ri i Kepit të Gjelbër.
Portieri 40-vjeçar është bërë shumë i famshëm gjatë Botërorit. “Jemi vend i vogël, por kemi zemër të madhe dhe jemi luftëtarë”, ka thënë Vozinha. Kepi i Gjelbër tani përballet me Argjentinën në 1/16 e finales.
