​Kapiteni nuk duroi më, reagimi i Xhakës ndryshoi ritmin e Zvicrës

0%

Në përballjen e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Kolumbisë, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, tërhoqi vëmendjen jo vetëm me paraqitjen në fushë, por edhe me një reagim të fuqishëm gjatë pjesës së parë. Zvicra hasi në vështirësi në minutat e para të takimit, ndërsa Kolumbia mori gradualisht kontrollin e lojës dhe krijoi rastet më të mira për shënim.

Në minutën e 21-të, portieri Gregor Kobel shpëtoi skuadrën e Murat Yakinit me një pritje spektakolare ndaj Gustavo Puertas. Gjatë ndërprerjes për hidratim, Xhaka shfaqi hapur pakënaqësinë e tij. I irrituar me mënyrën se si po zhvillohej loja, ai mori një shishe uji dhe e hodhi me forcë në tokë.

Menjëherë më pas, kapiteni mblodhi shokët e skuadrës dhe u mbajti një fjalim motivues, duke u kërkuar më shumë intensitet dhe përqendrim në lojë. Reagimi i mesfushorit zviceran duket se pati efekt. Pas rikthimit në fushë, Zvicra luajti minutat më të mira të pjesës së parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fabian Rieder iu afrua golit të epërsisë, ndërsa Dan Ndoye u ndal nga portieri kolumbian Camilo Vargas, me rezultatin që mbeti 0-0 deri në fund të 45 minutave të para. Pavarësisht tensionit të shfaqur nga Xhaka, reagimi i tij u pa si një përpjekje për të zgjuar skuadrën në një moment të vështirë të ndeshjes, ndërsa gjithçka mbeti e hapur për pjesën e dytë.

Burimi: Bota Sot