Kapiteni i Algjerisë thotë se Messi është i pamëshirshëm

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Algjerisë, Aissa Mandi, ka pranuar se heroi i fitores së Argjentinës, Lionel Messi, bëri diferencën gjatë ndeshjes hapëse të Kupës së Botës.

Messi barazoi rekordin e Miroslav Kloses për gola të shënuar në Kupat e Botës me tre gola në fitoren e Argjentinës 3:0 ndaj Algjerisë, në kuadër të Grupit J. “Ajo që bëri diferencën është se ata kanë një lojtar që është i pamëshirshëm, pothuajse në çdo rast që i jepet e përfundon me gol”, tha Mandi për FIFA. “Ai mund të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

U përpoqëm ta ndalnim sa më shumë që ishte e mundur, por nuk funksionoi. Ai ishte shumë i mirë për ne”, ka theksuar Mandi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu