Kanye West ka mbërritur në Shqipëri, ku sonte pritet të zhvillojë koncertin e tij madhështor në periferi të Tiranës, në një stadium që pritet të presë dhjetëra mijëra fansa të reperit amerikan. Pamjet e mbërritjes së artistit janë publikuar nga Euronews Albania, ku shihet Kanye West duke hyrë në një objekt, ndërsa është pritur me entuziazëm nga fansat e pranishëm.
Reperi pritet të performojë disa nga hitet më të mëdha të karrierës së tij, me koncertin i cili mbahet në një stadium të improvizuar në Kashar të Tiranës. Autoritetet veçse kanë nisur përgatitjet për masat e sigurisë dhe kanë njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në zonat përreth.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është gjithcka gati sa i përket organizimit të sotëm ku do të mbahet koncerti i Kany West. Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ky koncert do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës. Megjithatë, koncerti i Kanye West në Tiranë nuk ka kaluar pa polemika.
Organizimi i tij vjen në një kohë kur banorë kanë zhvilluar prej javësh protesta në kryeqytet kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, duke kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
