Ka 47 vjet dhe pothuajse asnjë rrudhë: Grimerja e Kate Hudson zbulon

0%

Lëkura e hidratuar mirë, produktet e lehta dhe përdorimi i grimit vetëm aty ku duhet mund ta bëjnë fytyrën të duket më e freskët, më natyrale dhe më e re Përveç kujdesit të duhur për lëkurën, ekzistojnë edhe disa truke të vogla që e bëjnë atë të duket më e lëmuar dhe më e lehtë, pa u vërejtur se në fytyrë janë përdorur produkte për mbulimin e papërsosmërive.

Pak kush do të thoshte se Kate Hudson ka 47 vjet, sepse lëkura e saj e ndritshme dhe e tendosur pothuajse nuk i tregon vitet. Aktorja shpesh tërheq vëmendjen me tenin e saj të rregullt, ndërsa tani grimerja e saj shumëvjeçare ka zbuluar se ku qëndron sekreti. Naoko Scintu, e cila punon me shumë yje të njohur, thotë se çelësi i pamjes rinore është: sa më pak grim.

“Kate shpesh më thotë se, falë meje, ka ndjesinë sikur nuk mban fare grim. Për mua, ky është komplimenti më i madh”, ka treguar Naoko. Sipas saj, sekreti nuk qëndron te shtresat e trasha të pudrës, por te lëkura e hidratuar mirë, transmeton Telegrafi. “Te lëkura më e pjekur, më e rëndësishmja është hidratimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vend të pudrave të rënda, përdor bazë për grim, një produkt të lehtë me ngjyrë për njëtrajtësimin e tenit, ndërsa korrektor vendos vetëm aty ku është vërtet e nevojshme. Qëllimi është që lëkura të duket natyrale dhe e freskët”, ka shpjeguar grimerja.

Ajo ka rrëzuar edhe një nga mitet më të shpeshta kur bëhet fjalë për grimin e lëkurës së pjekur: se pudra në pluhur duhet shmangur plotësisht. “Unë gjithmonë përdor pudër transparente, sepse duket shumë më natyrale. Me kalimin e viteve, më e rëndësishmja është që lëkura të duket e shëndetshme dhe plot shkëlqim”, thotë Naoko.

Në fund, ajo thekson se pikërisht thjeshtësia është sekreti më i madh i pamjes së përsosur. “Më pak do të thotë më shumë. Kur përdorni më pak produkte, grimi nuk do të mblidhet në rrudha, ndërsa fytyra do të duket më natyrale, më e freskët dhe shumë më e bukur”, ka përfunduar ajo.

Burimi: Telegrafi